Nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare Crown Agents. Burime konfidenciale për Vizion Plus pohojnë faktin që vetë Ministri i Financave ka vendosur që të mos prishë marrëveshjen me kompaninë britanike, por po ashtu ai nuk do ta shtyjë atë edhe për 12 muaj të tjerë, siç parashikon një klauzolë e kontratës. Në marrëveshjen e miratuar në fund të vitit 2013-të, neni 9 linte një hapësirë për shtyrje të saj edhe me 12 muaj:1. Kjo marrëveshje lidhet për një afat 24-mujor (viti I dhe viti II), me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj të tjerë (viti III), sipas përcaktimeve të nenit 2.3 të kontratës. Vendimi për rinovimin ose përfundimin e zbatimit të marrëveshjes merret nga Këshilli i Ministrave.Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve. Në dokumentin e hartuar për pagesat që do të bëjë buxheti i shtetit në vitet 2015 deri në 2018-ën, financat parashikojnë të japin paratë për Crown deri në shkurt të 2016-ës, në kohën që përfundon marrëveshja, dhe nuk buxhetojnë shpenzime të tjera për këtë kompani. Burimet thonë për Vizion Plus, se vetë kreu i financave ka qenë mjaft i pakënaqur me performancën e kompanisë, e cila zotohej në kontratë se do të rriste të ardhurat doganore me 1% të GDP-së, që i korrespondon një vlere prej 1.1 miliard eurosh. Për vitin 2014-të shtesa në të ardhurat doganore ishte 700 milion euro. Mësohet se kjo situatë ka hapur edhe diskutime në Ministrinë e Financave, nëse duhet të vijonte pagesa e shtetit për këtë kompani apo jo, por mqs detyrimi kontraktual ishte që në shkurt ministria duhet të kishte mbyllur pagesën e vitit të parë dhe publikimi i produktit të brendshëm bruto u bë në prill, kompania arriti të merrte paratë.

Share This Video


Download

  
Report form