Ambasada Britanike mbron “Crown Agents” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas akuzave te liderit te opozitës, për te ndërprerë kontratën me kompaninë qe asiston doganat shqiptare, ?Crown Agent? ka reaguar Ambasada Britanike ne Tirane. Ne njoftimin zyrtar te saj, ambasada i konsideron akuzat për korrupsion te bëra nga disa politikane, ndaj kompanisë, si te renda dhe te pa faktuara. Selia diplomatike ne Tirane i vlerëson deklaratat jo vetme te pavërteta, por i kërkon zyrtareve qe ne rast se nuk i faktojnë, te paktën t?i tërheqin. Qeveria britanike i trajton çështjet e korrupsionit me shumë seriozitet. Korrupsioni në biznes, përfshirë edhe kompanitë britanike që punojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar klasifikohet si krim sipas UK Bribery Act (legjislacionit britanik mbi mitmarrjen). Çdo provë për korrupsion të kryer nga një kompani britanike duhet të sillet në vëmendjen e Policisë Britanike, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes kësaj Ambasade. Ne njoftimin e saj, ambasada vijon me tej duke thënë se ?Crown Agents? është një kompani e respektuar britanike, e cila ka qenë më parë një agjenci e qeverisë britanike dhe shumë nga stafi i saj janë ish-zyrtarë të qeverisë. Duke qene se qe prej shtatorit te viti 2013, politikisht por dhe publikisht ka patur akuza per korrupsion ndaj ?Crawn Agent?, ambasada bën një thirrje.Në këto rrethana, gjëja e duhur për t?u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik.Qeveria ftoi kompaninë britanike qe te asistoje doganat shqiptare për te ndikuar ne mbledhjen e te ardhurave doganore. Por ?Crown Agents? dështoi vitin e parë. Megjithatë qeveria vijoi kontratën edhe vitin e dyte. Por të dhënat e muajve janar - maj 2015, tregojnë nje tjetër dështim ne mbledhjen e te ardhurave doganore, pasi ne buxhet mungojnë plot 4 miliardë leke.

Share This Video


Download

  
Report form