http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Peter Stano, ne një interviste për "Vizion Plus" jep për here te pare qëndrimin zyrtar te Brukselit, për çështjen e ndryshimit te ligjit te nëpunësit civil.Intervista.Zoti Stano, qeveria e re ka vendosur qe te shtyj hyrjen ne fuqi te ligjit për nëpunësin civil, më argumentin se ka disa mangësi në ligj që mund të pengojnë zbatimi e tij. Një vendim i tillë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila akuzon qeverinë se po e përdor këtë argument për të pushuar punonjës të administratës shtetërorë me motivim politik. Cila është përqasja e Brukselit ndaj këtij debati dhe çfarë mendon komisioneri Fyle për një ligj të tillë?Peter Stano: Sa i përket ligjit për shërbimin civil do të them dy gjëra: E para që është e rëndësishme memoria institucionale dhe vijimësia e administratës publike, kjo është e rëndësishme për procesin e integrimin evropian. Së dyti sa i përket ligjit të ri që është parashikuar të hyjë në fuqi më datë 1 tetor, ne kemi nënvizuar faktin që duhen adresuar boshllëqet ligjore që do të krijohen pasi të hyjë në fuqi ky ligj, sepse ky ligj i ri nuk parasheh nene tranzitore deri sa të plotësohen aktet e tjera nënligjore. Ne e kemi nënvizuar këtë problem dhe kemi sugjeruar edhe zgjidhje për të, kemi sugjeruar bërjen e pak amendamenteve teknike për të qartësuar që disa nene të ligjit të vjetër mund të aplikohen derisa aktet e tjera nën ligjore, të hyjnë në fuqi.