http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji për strukturat qe do te luftojnë korrupsionin, ka përfshirë ne mënyre te habitshme edhe median. Ne nenin 13 te këtij drafti, nen i cili garanton pavarësinë e prokuroreve flitet edhe per rolin e medias. Ky nen sanksionon se ?çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.? Por pavarësisht se ky parashikim ligjor përfshin edhe punën e gazetareve, politikanet dhe hartuesit e reformës garantojnë se ne asnjë rast, liria e medias, nuk do te preket. I menjëhershëm ka qene reagimi it e gjitha shoqatave te medias te cilat i kane kërkuar kuvendit qe te heqë nga ligji këtë nen, duke e cilësuar si kufizim te punës se gazetareve. Projektligji per strukturën antikorrupsion u ka mbërritur anëtareve te komisionit te reformës ne drejtësi pasditen e se martës dhe eshte parashikuar qe diskutimi dhe miratimi i tij te behet brenda këtij muaji.