http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ligji i shumëdebatuar ? Për korporatën e investimeve shqiptare ? kthehet për rishqyrtim në kuvend nga presidenti i republikës Ilir Meta. Për kreun e shtetit ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese; aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë si dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën themelore të pronës. Po në argumentet që shton presidenti Meta thekson se Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të ?parimit të barazisë përpara ligjit?, ndaj sipas tij ky projektligj duhet të ishte shqyrtuar në edhe në Komisionin parlamentar të ligjeve. Sipas Metës kjo ndërhyrja e pushtetit qendror nëpërmjet vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave për t?i hequr të drejtën e pronësisë pushtetit vendor mbi një pronë të caktuar pa marrë më parë mendimin apo miratimin e Këshillit Bashkiak mbi këtë fakt, e bën ndërhyrjen jo vetëm të pajustifikuar, por përbën në thelb një kufizim të ushtrimit të së drejtës së pronësisë të titullarit mbajtës të saj që është pushteti vendor. . Ligji për korporatën e investime është kundërshtuar edhe nga opozita parlamentare por edhe ajo jo parlamentare sipas se cilës ky organizëm është antikushtetues, i ngritur me synim grabitjen e pronës pasi do të ndajë pa tender e pa asnjë procedurë gare normale pronat qofshin këto publike, ose private.