http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vende te reja pune dhe me pak plehra te hedhura neper rruge. Kështu e përkthejnë vendimin e qeverise për ndalimin e importit te mbetjeve ambientalistet e Aleancës Kundër tij. Nëse do te flisnim me shifra, vitin qe kaloi Shqipëria importoi 600 mije ton mbetje, ndërkohe qe prodhon ne vit 700 mije. Kjo sasi do te përmbushte nevojat e biznesit vendas te riciklimit nëse, do te behej ndarja e mbetjeve qe ne origjine. Ricikluesit kane deklaruar se janë dakord me amendimin e nenit 22, qe ndalon importin e mbetjeve urbane te përziera me qellim energjinë. Sipas tyre Importi i Mbetjeve behet nga vendet e BE-se dhe është lehtësisht e monitorueshme ne dogane përbërja e mallit qe hyn ne vendin tone. Shoqata e riciklueshme ka kërkuar qe te lejohet importi i reduktuar i mbetjeve, te paktën deri ne gjetjen e zgjidhjes për te menaxhuar plehrat qe prodhohen ne vend.