http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspedita franceze, që po kryen gërmimet në Teatrin e Apolonisë ka zbuluar në pjesën, ku ndahej zona publike nga ajo private e qytetit të lashtë, një pus të shekullit të pestë të erës sonë . Ky zbulim u vjen në ndihmë studimeve që po kryen një grup i veçantë arkeologësh për të kuptuar mënyrën e furnizimit me ujë të qytetit si edhe atë të kullimit të ujërave. Në bazën e pusit 7 metra të thellë janë gjetur disa materiale qeramike të përdorimit të përditshëm , që hedhin dritë mbi kulturën e para 15 shekujve në Apoloni. Zbulimi i këtij pusi ka rëndësi të veçantë sepse do të na japë një tipologji të qeramikës së përdorur në banesën e periudhës klasike. Është një grumbull i madh vazosh të thyera por edhe të plota që janë depozituar kohë pas kohe në këtë pus që tregojnë për pasuritë e mëdha që gjenden ne qytetin antik të Apolonisë. Iventari i pasur i gjetur brenda pusit nëse do të kërkohej me gërmime nëntokësore do të merrte një punë 3-4-vjeçare thonë drejtuesit e ekspeditës. Rreth një muaj më parë në Apoloni u zbulua një mur 2300-vjeçar,qe shërbente për kullimin e ujërave nëntokësore.