22 vjet nga “vrasja e shekullit”/ Homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e 12 shtatorit 1998 është shënjuar tashmë në historinë e Shqipërisë, si momenti kur u krye një nga vrasjet më të bujshme në vend, e cilësuar nga shumë dhe si ?vrasja e shekullit?. Një breshëri armësh i morën jetën liderit të Studentëve të Dhjetorit 1990, Azem Hajdarit dhe truprojes së tij Besim Çera. Si ccdo vit, edhe kete 12 shtator demokratët kanë përkujtuar Azem Hajdarin, duke kryer homazhe ne memorialin e ngritur ne vendin ku ai humbi jeten, vetem pak metra larg ish-selise se Partise Demokratike. Lulzim Basha e Rudina Hajdari u ben bashke ne kete dite, duke lene menjane përplasjet më shumë se 1-vjecare mes tyre, për të nderuar figurën e Azem Hajdarit. Për Bashën vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane dhe një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan. Përmes një postimi ne Facebook, edhe Presidenti Ilir Meta, duke risjell foto e homazheve të një viti me pare, ka vlerësuar vepren e Hajdarit, duke nënvizuar se thirrja e 30 viteve më parë ?Shqiperia si gjithe Europa? është sot eshte aktuale. 22 vite më pas, sërish ajo ngjarje vijon të jetë e mbuluar me shumë mistere, edhe pse Jaho Mulosmani eshte denuar me burgim te perjershem si autor i vrasjes se Azem Hajdarit, ai asnjëherë nuk e ka pranuar këtë akuzë.

Share This Video


Download

  
Report form