Programi “Shkollat e shekullit 21” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-15

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Programi Shkollat e Shekullit 21, nisma më e madhe arsimore e British Council në Ballkanin Perëndimor, u lançua edhe në Shqipëri. Investimi prej 10 milione paundesh ka si qellim rritjen e brezave te ardhshem te novatoreve dhe sipermarresve.Të gjitha shkollat e arsimit bazë do të pajisen me mikro-kompjuterë portabël, per te ndihmuar fëmijët të mësojnë aftësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese.Ministri britanik për Evropën, Alan Duncan, tha përmes një videomesazhi se ky program trevjeçar synon t?i përgatisë brezat e rinj me aftësitë për profesionet e së ardhmes. ?Zhvillimi i aftësive të shekullit të 21 do të ndihmojë në krijimin e brezit të ardhshëm të sipërmarrësve të teknologjisë dhe do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës. Dhe ashtu si me shpikjen e internetit, këtu e 30 vjet më parë, jam krenar që Mbretëria e Bashkuar po luan një rol themelor edhe në këtë përpjekje.?Drejtor i British Council për Shqipërinë Angus Bjarnason, tha se rezultatet e projektit pilot, deri më tani kane qenë pozitive. ?British Council e nisi këtë program, fillimisht si një projekt pilot gjatë 2017-2018. U vu re një rritje e numrit të mësuesve që i dhanë përparësi mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në praktikat mësimore, ndërsa studentët raportuan nivele më të larta të zotësisë në kodim. Nxitja e mendimit kritik sipas ministres së arsimit Besa Shahini, është në themel të programit. Politikëbërësit në përgjithësi janë disa hapa pas zhvillimeve teknologjike, duke u munduar kurdoherë të përshtaten. Ndaj i shpreh mirënjohjen British Council që po e zbaton këtë projekt në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.?Ndërsa i Ngarkuari me Punë ne Ambasaden Britanike tha ky projekt do t?i sherbeje te rinjve per te ardhmen.?Kualifikimet dhe njohuritë janë të rëndësishme?, por të rinjtë kanë nevojë të pajisen me aftësi që janë të rëndësishme jo vetëm në botën e sotme por edhe në botën ku do të jetojmë dhe punojmë në të ardhmen.Në Shqipëri, rreth 1,200 shkolla, më shumë se 4,000 mësues dhe rreth 120,000 nxënës, mes moshës 10-15 vjeç, janë përfshirë në program.

Share This Video


Download

  
Report form