Problemet me shkollat në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E marta e 13 shtatorit shënoi ditën e parë të shkollës në të gjitha institucionet parauniversitare në vend. Por viti arsimor ka rikthyer problemet sidomos ne zonat rurale. 300 nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatit Kallm i Vogël në Fier pengohen nga mungesa e rrugës. Rruga që lidh ketë fshat me autostradën Fier- Lushnje, është e gjatë vetëm 4.5 km dhe prej vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Edhe shkolla 9-vjeçare ?Bakushe Visha? në Krujë nis me probleme. Xhamat e thyer dhe të mbuluara me plasmas, dyert e shkatërruara dhe mungesa e ujit në tualete janë vetëm disa nga problemet e saj. Drejtoresha Danjela Dema tha se shumë shpejt pritet te fillojnë punimet per rikonstruksionin e plote te ndërtesës, por deri atëherë nxënësit do te vijojnë ne te njëjtat kushte.Në Korçë viti shkollor ka nisur me rënie të nxënësve që ndjekin arsimin parauniversitar. Shkak është bere emigrimi. 640 nxënës të arsimit të detyruar dhe 120 fëmijë të kopshtit në zonën e Plazhit në Durrës kanë nisur mësimin në mjedise tërësisht të reja. Shkolla ?Abedin Dino? dhe kopshti janë ndërtuar nga Bashkia e Durrësit me financim nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve. Në ditën e parë të shkollës Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shoqëroi për në shkollë djalin efektivit të vrarë pak ditë më parë Ardian Kodra. I biri i të ndjerit Ardian Kodra, Suarti nisi vitin e parë të shkollës së mesme në qytetin e tij. Nga Berati Ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi, e ka cilësuar si arritje të punës dhe këmbënguljes së qeverisë shtimin e numrit të nxënësve sot në shkollat profesionale. Ai u shpreh se ky lloj arsimimi do të kthehet në identitet.

Share This Video


Download

  
Report form