http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mikel Shallari, 24 vjeç, nga Kucova, është i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Artan Cuku. Shallari është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Pas arrestimit të 24 vjeçarit, drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako ka shkuar sot në drejtorinë e policisë së Tiranës. Në orët në vazhdim pritet një komunikim i policisë në lidhje me këtë cështje.Komisari Artan Cuku u vra më 8 prill 2017 në Tiranë.Mikel Shallari, u zbulua përmes ADN-së. Gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.Ende nuk dihet cili është motivi i vrasjes edhe pse hetimet janë shtrirë në disa pista. Mikel Shallari është person me precedentë penalë, i njohur për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.