http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ekzekutimit mafioz me 7 plumba të ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, policia ka dhënë detaje mbi krimin.Ish-drejtori i policisë së Vlorës Artan Cuku u qëllua me dy armë të ndryshme në hyrje të pallatit ku banonte, tek ?Rruga e Kosovarëve?, në Tiranë.Kjo foto tregon viktimën pak minuta pas ekzekutimit, në hyrje të pallatit. Hetuesit sekuestruan si provë materiale edhe 7 gëzhoja. Janë marrë dëshmitë e familjarëve, administratorit të pallatit si dhe disa personave të tjerë, për të zbuluar motivin e krimit si dhe autorët e tij. Policia ka ofruar gjithashtu edhe një shpërblim prej 3 milion lekësh, për këdo person që jep informacion mbi vrasësit e 42-vjeçarit Cuku.Numri i Telefonit: 0694110299 Vrasësit besohet se ishin me pagesë dhe profesionistë. Ata qëlluan 5 herë nga afër Artan Cukun, ndërsa një nga plumbat e ishte në kokë. Autorët besohet se janë ndihmuar edhe nga një person i tretë për t?u larguar nga vendngjarja. Krimi nga hetimet e para, rezulton se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij si polic, por nuk përjashtohet edhe konkurrenca, pasi Artan Cuku menaxhonte një kompani private sigurimi.