Ekzekutimi i dy grabitësve, ekspertet rikthehen në vendngjarje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 ore pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Selite, ku një 45-vjeçar ekzekutoi ne banesën e tij dy persona, qe dyshohet se kishin hyre për te grabitur, policia dhe prokuroria nuk kane vendosur ende se çfarë akuze do te ngrëne mbi autorin. E ndërsa pritet qe ai te dale nesër para Gjykatës, grupi i hetuesve është rikthyer serish sot ne banesën ku ndodhi ngjarja per te kryer ekspertime shtese nga te cilat do te verifikohet nëse 45-vjeçari e ka kryer krimin ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme apo ne tejkalim te saj, por edhe nëse vërtetohet kjo e fundit, sipas juristeve 45-vjeçari ka rrethana lehtësuese. Vete Ymeri ka pretenduar se është përleshur me dy agresoret dhe me pas i ka qëlluar ata me armen e tyre. Por organit te akuzës do t?i duhet ende te kryeje ekspertime për te vërtetuar deklarimet e tij.

Share This Video


Download

  
Report form