Ekzekutimi i Zeqajt, zinxhiri i vrasjeve mes bandave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasja mes bandave Çiço-Aliaj është zgjeruar akoma me tej. Hetuesit pritet te bashkëngjisin ne këtë dosje edhe një tjetër vrasje ne Tirane. Ajet Zeqaj sapo ishte kthyer nga Franca kur u ekzekutua fare pranë banesës ne zonën e ish bllokut. Mbrëmjen e 16 marsit atentatori e priti për disa minuta 36-vjeçarin dhe ne momentin qe ai doli nga një salle lojërash fati e qëlloi 6 here me pistolete. Ndonëse ne vendngjarje kishte kamera për policinë edhe për nga mënyra mafioze e ekzekutimit ishte i pamundur identifikimi.Por hetuesit dyshojnë se eliminimi i Zeqajt është pjese e zinxhirit te ngjarjeve kriminale mes dy bandave. Kjo për shkak se janë zbuluar disa lidhje mes Zeqajt e Çiços i cili u vra pak jave me vone thuajse ne te njëjtën zone. Dy viktimat kane pasur aktivitet ne fushën e trafikut te narkotikeve brenda dhe jashtë vendit. Prishja e pazareve mund te jete nisur eliminimin e kundërshtareve.Personi kyç i cili vijon te merret ne pyetje nga policia është Ari Alinani i cili mbeti i plagosur ne atentatin ku u vra Nelgert Pata. Ndonëse nuk ka dëshmuar të dhëna konkrete për hetimin policia dyshon se Zeqaj e Çiço bashkëpunonin në trafikun e narkotikëve ndërsa vrasja e ish efektivit nga Tepelena pasoi me ekzekutimin e Çiços ne maj nga rivalet. Përplasja mes bandave u përshkallëzua me tej në nëntor ku Nelgert Pata u qëllua për vdekje me breshëri automatiku. Ai jetonte në ilegalitet që prej gushtit. Për atentatet mes dy grupeve policia ka vetëm emrin e Jani Aliajt si i dyshuari kryesor i vrasjes së Çiços ndërsa mbeten pa autore vrasja e Zeqajt dhe Pates.

Share This Video


Download

  
Report form