Alibeaj: Zyrtarët e policisë u shërbejnë bandave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për mbi një muaj, Partia Demokratike vijon me akuzat kundër ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si i lidhur me trafikun e kanabisit. Kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit në PD, Enkeljed Alibeaj, flet për miqësi mes kreut të Policisë Kufitare të Dhërmiut dhe Moisi Habilajn, kushëriri i ministrit Tahiri. ?Por siç dëshmojnë këto foto, kreu i policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, nuk ka prioritet hetimin e trafikut të drogës sepse në fakt është vënë në shërbim të tyre. Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë. Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm. Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin.?Në emër të PD, Enkelejd Alibeaj deklaron se tashmë prokurorët italianë të anti-mafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria. Për opozitën, vetëm largimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit, i hap rrugë drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form