http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nder vendimet e para te qeverise Rama me ndikim ne buxhetin e shtetit është ai për uljen e shpenzimeve te transportit për funksionaret publik si dhe nëpunësit civil. Vizion Plus ka zbuluar një projektligj te qeverise i cili ka si qellim disiplinimin e shpenzimeve te transporti për një sere funskinaresh qe konsiderohen te kategorisë se dyte. Sipas këtij projektligji çdo deputet pavarësisht largësisë nga zona e tij elektorale, nuk do te shpenzoje me shume se 40 mije leke ne muaj për transportin e tij, nga rreth 45 mije leke qe ishte limiti me pare. Ndërsa funksionaret e tjerë, këtë kufi do ta kenë 20 mije leke nga 35 mije qe e kane aktualisht. Ne këtë dokument nuk përfshihen ministrat, Kryetari i Kuvendit apo krerët e institucioneve kushtetuese. Për ish-deputetin e PD-së, Selami Xhepa, aktualisht ekspert ekonomie, çdo mase e marre ne drejtim te kursimeve publike vlen për t'u përshëndetur. Projektligji ne fjale i miratuar ne qeveri pritet te behet objekt diskutimesh edhe ne parlament. Një nisem te tille te ngjashme e mori edhe qeveria Berisha ne vitin 2009, ku vendosi heqjen e makinave dhe shofereve për deputet. Sipas llogaritjeve te qeverise se mëparshme një deputet i kushtonte buxhetit me makinën mirëmbajtjen dhe shoferin 19 mije dollarë ne vit.