Pak shpresa për tre minatorët kinezë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga shpërthimi i fuqishëm në minierën e Bulqizës, ende nuk ka asnjë shenjë jete për tre specialistët kinezë, të cilët mbetën të bllokuar në nivelin e 21 të galerisë. Specialistët e Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave, ato të policisë së Bulqizës dhe ekspertë të avari shpëtimit aktualisht janë në nivelin e 17, ku sqarojnë se deri aty është pastruar i gjithë ajri nëpërmjet tubave të jashtme të ventilimit. Paralelisht po punohet edhe për riparimin e pusit që do të bëjë të mundur zbritjen e ekspertëve dhe grupit hetimor në nivelin 21. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje zv/ministri i ekonomisë Gezim Musabelliu tha se vijon puna për nxjerrjen e minatorëve edhe pse ka ende shpërthime ne pus. Një ditë më parë tre minatorë kinezë mbeten të bllokuar nga shpërthimi i gazit metan në nivelin e 21-të , rreth 2 mijë metër nën tokë. Tre punonjës të tjerë kinezë u plagosën, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndonëse inxhinierët zbritën në galeritë e minierës, ata e kishin të pamundur të vijojnë lëvizjen në brendësi të pusit, pasi rrjedhja e gazit në vëllim të madh vazhdonte. Nga mbikëqyrja që iu bë rezultoi se nga shpërthimi i gazit të hidrogjenit, ishin dëmtuar sistemi i ajrimit dhe ventilimit si dhe bazamenti anësor i pusit.

Share This Video


Download

  
Report form