http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Bulqize tashme te gjithë janë te bindur: Tre minatorët kineze te mbetur ne thellësi te tokës qe nga mesdita e te shtunës, kane humbur jetën. Pritet qe kjo te konfirmohet pas nxjerrjes se trupave, ndërsa shpresat qe te ketë ndodhur nje mrekulli dhe ata te kenë mbijetuar, janë thuajse zero. Por hyrja ne nivelin e 21 te galerisë është ende e pamundur. Ekspertët dhe specialistët po punojnë për pastrimin e ajrit nga gazrat e hidrogjenit e metanit, ndërkohë që tubacionet e ajrimit janë shtrirë deri në fund. Niveli i ndotjes ka rënë ndjeshëm, por hyrja e njerëzve mbetet e rrezikshme. Operacioni po ndiqet nga afër nga ekspertët e kompanisë Albchrome, ata të Repartit të Inspektim Shpëtimit të Minierave dhe ministrisë së ekonomisë. Te dielën, zv/Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë Gëzim Musabelli, pranoi se situata ishte shumë e rëndë. Tre specialiste të firmës kineze po ndërtonin pusin 19 në minierën e Bulqizës, kur u përballen me nje shpërthim te fuqishëm qe u dëgjua ne gjithë qytetin. Ata nuk munden te dilnin, ndërkohe qe tre kolege te tyre qe ndodheshin me pranë sipërfaqes, arritën te shpëtonin vetëm me disa fraktura ne trup.