http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi në prokurorinë e Përgjithshme është takuar këtë të martë me zv. ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andreës i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle LakomyNë këtë takim Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.?Në 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është në hapat e fundit për dy procese të rëndësishme: zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe ngritjen e SPAK. Këshilli po shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë tashmë të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë.?Ndërkoh Andreës theksoi se janë të vetëdijshëm për presionin ndaj KLP, por se do të jepnin maksimale për prokurorët e SPAK.