Hetimet për zyrtaret e tatimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas arrestimit të specialistit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave dhe 6 punonjësve të tatimeve dhe Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, policia ka shtrirë hetimin dhe për persona të tjerë. Burime pranë uniformave blu, thanë se po verifikohen disa kallëzime të bëra edhe nga biznese të tjera mes tyre VIP për procedura korruptive të specialistëve të Tatimeve. Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete, burimet thanë se po verifikohen kallëzimet e dy bizneseve VIP për kontrollet selektive të Tatimeve. Hetimi 6-mujor i Task Forcës së Prokurorisë u mbyll me arrestimin e zyrtarëve të tatimeve dhe njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit si dhe shpalljen në kërkim të 4 personave të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria nëpërmjet përgjimeve arriti në përfundimin se specialisti i Tatim-Taksave Metjon Bijo, ishte njeriu që komandonte grupet e kontrollit në teren dhe që urdhëronte se cilat prej pikave të basteve sportive do të kontrolloheshin. Nga të dhënat e prokurorisë, Bijo në shumicën e rasteve komunikonte me njërin nga menaxherët e pikave të basteve, shtetasin e arrestuar Kreshnik Kasaj, i cili kishte pranuar të jepte 100 mijë lekë për çdo kontroll që kryenin në teren inspektorët e tatimeve dhe njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit.

Share This Video


Download

  
Report form