http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konflikt masiv mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë ka marrë vëmendjen e mediave në Roterdam të Holandës, ndërsa policia ka publikuara pamjet e përleshjes, për të identifikuar të gjithë protagonistët. Ky është momenti i përplasjes mes grupeve, nje ngjarje që ka ndodhur në 1 qershor të këtij viti. Përleshja është filmuar nga kamerat e sigurisë të barit ?De Markt? ne qytetin e Roterdamit, ku u përplasën fizikisht shqiptarët. Sikurse shihet, pjesëtaret nga dy grupet kanë goditur njëri tjetrin me armë, thika dhe mjete të forta. Për pasojë, tre persona janë plagosur, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Ai ishte qëlluar dhe më pistoletë dhe me thikë, por ishte jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi dy autoret, qe ishin dhe nxitës te kësaj përplasje. Autoritetet po vijojnë ende hetimet për motivet e rrahjes mes shqiptareve, ndërsa dy autoret e plagosjeve akuzohen per tentative vrasje me dashje.