Gjermani, sherr mes azilkërkuesve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Azilkërkuesit shqiptarë kanë qene protagonist të një sherri të madh që ka ndodhur në fundjavën që lamë pas në kampin e Hamburgut ne Hamburg te Gjermanisë. Shqiptaret janë përleshur me azilkërkues nga Eritrea. Rreth 41 persona të moshës nga 20 deri ne 40 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe mjete të forta si shkopinj gurë dhe karrige. Për të qetësuar gjendjen është dashur ndërhyrja e shumë policëve dhe të një helikopteri të forcave të rëndit. Te paktën 16 persona janë lënduar me plage te ndryshme nga ky sherr ne kampin e azilkërkuesve, ndërsa 18 te tjerë jane shoqëruar nga policia per t?u mare ne pyetje ne lidhje me këtyre incident. Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet lokale kanë ndarë në objekte të veçanta shqiptarët dhe eritreanët, por pasi të ndaluarit u rikthyen në kamp, ata kanë nisur të provokojnë palën tjetër duke sulmuar një kontenier dhe duke i vënë flakën objekteve brenda tij. Sipas autoriteteve gjermane nisja e sherrit ka qenë përdorimi i makinës së larjes së rrobave. Shumica e azilkërkuesve në këtë kamp aër Hamburgut janë nga Siria, Serbia, Eritrea, Afganistani, Shqipëria dhe më pak nga Maqedonia e Bosnja Hercegovina..Lajmi në mediat gjermane u publikua në të njëjtën kohë kur ministria e brendshme gjermane tha se në muajin mars rreth 3020 shqiptarë kërkuan azil në këtë vend, të tretet në listë pas Kosovarëve dhe Sirianeve e më një rritje te ndjeshme më thuajse 40 deri ne 50 % nga muajt janar dhe shkurt.

Share This Video


Download

  
Report form