http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim dhe Partia Demokratike duket se ndajnë te njëjtin mendim për rritjen e numrit te azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e rajonit drejt Bashkimit Europian. Gjate takimit te komisioneve parlamentare te integrimit te Europes Juglindore, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe demokratja Majlinda Bregu kane folur me nje gjuhe kur kane nënvizuar se papunësia, korrupsioni dhe reformat e munguar janë arsyet qe fshihen pas fenomenit te azilkërkuesve.Ilir Meta:Duhet të përshpejtojmë ritmin e reformave që lidhen me forcimin dhe sundimin e ligjit, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar ende qëndrojnë si barrierë serioze për zhvillim më të shpejtë dhe cilësi tjetër të mirëqeverisjes. Duhet të investojmë në edukimin e të rinjve?për të investuar energjitë dhe aftësitë e tyre në vendet tona dhe rajonin tonë. Ky prioritet ka domethënie të jashtëzakonshme, sidomos gjatë këtij viti, ku për fat të keq kërkesat e azilanteve në vendet e Europës perëndimore janë rritur në mënyrë shqetësuese edhe nga vendet tona.Mjalinda Bregu:Pavarësisht se vendet tona janë në listën e vendeve të sigurta, numri i lartë i të larguarve përshkruan më qartë situatën tonë reale: papunësi e lartë, sidomos tek të rinjtë, korrupsion dhe situatë e rënduar social-ekonomike, të cilat janë më kokëforte se çdo listë e vendeve të sigurta.Por per ministrin e jashtëm Ditmir Bushati situata ne lidhje me azilkërkuesit është e ndryshme.Ditmir Bushati:E gjithë vala e azilkërkuesve gjatë dy viteve të fundit nga rajoni jonë, nxite më tepër nga benefitet sociale që ofrojnë sisteme të ndryshme të azilkërkimit dhe në këtë kontekst vendimi i qeverisë gjermane për të shpallur vendet e rajonit si vende të sigurta dhe njësimi i praktikës në nivel europian jo vetëm do te reduktojnë procedurat, por pritet që të kenë dhe një ndikim te drejtpërdrejtë në uljen e fenomenit.Ne takimin e 11 te komisioneve te integrimit te rajonit morën pjese delegacione nga Serbia, Kosova, Turqia, Maqedonia, Bosnje Hercegovine, te cilat njerëzi vendosen ti kërkojnë ministrit te jashtëm francez si vend organizator i samitit te ardhshëm qe parlamentet te bëhen pjese e procesit te Berlinit.