Strehimi i azilkërkuesve, 130 persona në Paskuqan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo është nga Kosova, por prej 8 vitesh ka marre azil politik ne Shqipëri. E rezervuar ne çdo informacion qe përben rrezik për te, 48 vjeçarja tregon se me familjen kane ardhur te plagosur ne Tirane, dy dite para shpalljes se pavarësisë se Kosovës. Shqipëria ishte vendi me i afërt per t?u mbrojtur thotë ajo. Nuk jep detaje rreth konfliktit apo personave nga te cilëve ende ka frike te kthehet ne Kosove. Tashme me djemtë e saj, nene e tre fëmijëve, jeton ne qendrën kombëtare te pritjes se azilkërkuesve, ne zonën e Paskuqanit. Si kjo banore e Kosovës, jane 130 shtetas te huaj te strehuar ne qendrën e pritjes se azilkërkuesve. Drejtoresha e qendrës, Alketa Hila tregon se te gjithë i janë larguar vendeve te tyre Afganistanit, Sirisë, Kongos, Bosnjës, Bullgarisë, madje dhe Kosovës per motive politike dhe fetare. Per ketë arsye, ekspozimi i azilkërkuesve para kamerave ka qene thuajse i pamundur. Ne lidhje me refugjatet e vendeve te lindjes qe pritet te vijnë ne Shqipëri, drejtoresha Hila thotë se është hartuar një plan kombëtar per pritjen dhe trajtimin e tyre, ne qytete pranë vendeve kufitare. Edhe avokati i popullit Igli Totozani pak dite me pare kërkoi respektimin e standardeve për trajtimin e refugjateve qe pritet te vijnë nga vendet e luftës. E ndërkohe qe mijëra refugjate pritet te vijnë per te kaluar me pas ne shtete e tjera, azilkërkuesit e vendosur ne Qendrën Kombëtare te Pritjes po i përshtaten jetës ne Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form