Zgjatimi i Bulevardit kryesor është një nga sfidat e Lulëzim Bashes si kryetar i Bashkise se Tiranes. Ne fillim te marsit do te prezantohet projekti për ndërtimin e segmentit te ri, i cili do te jete zgjatim i Bulevardit "Zogu i Pare". Megjithatë, sipas gjurmës aktuale, punimet do te nisin nga Stacioni i Trenit dhe përfundojnë tek Lumi i Tiranes ne Paskuqan. Mendohet qe ndërtimi i pjesës tjetër te Bulevardit te jete ne vije te drejte me segmentin ekzistues, por nuk përjashtohen devijimet ku ne disa pjese ai do te vendoset mbi shinat e trenit. Pa dhënë detaje apo afate konkrete kryetari i Bashksie, Lulëzim Basha, deklaron për Vizion Plus se maketi për Bulevardin kryesor te Tiranes do te publikohet javën e pare te marsit, kur shpallet dhe projekti fitues. Megjithatë, është e sigurt qe Pallati i Drejtësisë do te jete pjese e projektit dhe do te ngrihet ne ish-magazinat e Stacionit te Trenit, ndërsa ky i fundit do te zhvendoset ne hyrje te Tiranes. Punimet e para njëkohësisht dhe prishjet do te nisin nga tregu pranë Stacionit te Trenit. Edhe pse janë te vetëdijshëm për prishjen, banoret qe kane shtëpitë këtu shpresojnë te përfitojnë nga ndërtimi i Bulevardit ne këtë zone. Përgjatë gjurmës qe te çon pranë Lumit te Tiranes ne Paskuqan, thuajse te gjithë kane dëgjuar për projektin e Bulevardit kryesor. Banoret qe dikur e konsideronin veten ne periferi te Tiranes tani thonë se do te jene pranë qendrës. Madje, kohet e fundit, vlera e tokës dhe e apartamenteve ne këtë zone ka filluar rritjen e çmimit. Me shpalljen e projektit fitues do te mësohet edhe zhvillimi i kësaj zone, me pak e prekur nga ndërtimet. Sa për punimet ne terren nuk ka date për nisjen e tyre, megjithëse njerëzit pranë kryebashkiakut tregojnë se ky projekt është një nga synimet e Bashes për ta përfunduar brenda mandatit 4-vjeçar.
Elongation of the main boulevard is one of the challenges of Thrift bashes as mayor of Tirana. In early March will be presented the project to build a new segment, which will be the extension of the Boulevard "Zog the First." However, according to the current route, the works will start from the train station and end at River Paskuqan Tirana. It is believed that construction of the rest of the boulevard to be in direct line with the existing segment, but does not exclude deviations which in some parts it will be placed on the train tracks. Without giving specific details or deadlines Bashksie Chairman, Lulzim Basha, declares to the mold Vision Plus for the main boulevard of Tirana will be published the first week of March, when announced and the winning project. However, it is certain that the Palace of Justice will be part of the project and will be built in former warehouses Train Station, while the latter will be moved to the entrance of Tirana. The first works simultaneously and demolition will start from the market near the train station. Although aware of the demolition, residents who have homes here hoping to benefit from the construction of the Bouleva...