"Bulevardi" ende pa fitues - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Nuk ka një studio fituese për projektin e zgjatimit te bulevardit kryesor te Tiranes. Masterplani me i mire do te përzgjidhet nga qytetaret dhe grupet e interesit. Kështu ka vendosur juria ndërkombëtare pikërisht ne momentin kur pritej shpallja e studios fituese. Edhe pse një ore e gjysme me vonese nga afati i përcaktuar, juria ka përzgjedhur mes 7 konkurrenteve, dy studiot me te mira por jo fituesen. Sipas kryetarit te bashkise Lulzim Basha mes britanikes 'Grimshaw' dhe turke- britanikes 'Dar Grup', do te vendosin kryeqytetasit se cili projekt do te zbatohet ne terren. Por cilat janë te përbashkëtat dhe dallimet e dy masterplaneve te përzgjedhura si me te mirat për zhvillimin e veriut te Tirane? Studioja turke-britanike Dar Grup një nga pretendentet kryesore e koncepton Tiranen veriore me hapësira te gjelbëria dhe me një qendër e re ekonomike dhe tregtare. Bulevardi kryesor do te ketë dy parqe te mëdhenj liqenore, ndërsa përgjatë lumit te Tiranes sugjerohet vendosja e bizneseve dhe qendrave te mëdha tregtare. Dar Grup me projektin e saj parashikon qe deri ne 2020, 50% e biznesit te përqendrohet ne veri te Tiranes, 25 % e popullsisë kryeqytetase do te jete këtu ndërsa do te hapen rreth 200 mije vende te reja pune. Britaniket Grim Shaw synojnë rritjen e cilësisë se rrugëve, shtimin e hapësirave te gjelberta ndërsa sipërfaqja shtese deri ne Paskuqan mendohet një zone bujqësore dhe kulturore me ndërtesa te ulëta me përjashtim te pallatit te drejtësisë i cili konceptohet gjigant. Ndërsa lumi i Tiranes mendohet një zone tërheqëse për vitoret dhe turistet.

There is a winning studio extension project to the main boulevard of Tirana. Better Masterplan will be selected from citizens and interest groups. Thus the international jury has decided exactly when we expected the announcement of the winning studio. Even though a half hour late by the time specified, the jury has selected among seven competitors, two studios with good but not the winner. According to Mayor Lulzim Basha between britanikes 'Grimshaw' and Turkish-britanikes 'Dar Group' capital city will decide which project will be implemented on the ground. But what are the similarities and differences of the two master plans selected as the best for the development of the Tirana north? Turkish-British studio Dar Group one of the main contenders conceives Tirana northern green space and a new center of economic and commercial. The main boulevard will have two large parks lake, and along the river of Tirana suggested setting up businesses and large shopping centers. DAR group with its project envisages that by 2020, 50% of business focus in the north of Tirana, 25% of metropolitan population will be here and will open about 200 thousand new jobs. Grim Shaw British aimed at increasing the quality of roads, adding green space and surface add up to a thought Paskuqan agricultural and cultural area of low buildings with the exception of the Palace of Justice who conceived giant. While the river of a...

Share This Video


Download

  
Report form