http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksandër Vuçiç është presidenti i ri i Serbisë. Kreu i Partisë Progresiste që ka mbajtur postin e kryeministrit, siguroi 55 përqind të votave përballë rivalëve të tij, që i mundi lehtësisht që në raundin e parë. Ndjekësi më i afërt ishte avokati Sasha Jankov me 16 përqind të votave, ndërsa i treti ishte komediani Luka Maksimoviç, që mori 9 përqind të preferencave. Fitorja u prit me entuziazën tek progresistët. Fjalimi i fitores u përqendrua tek raportet që Serbia do të mbajë me BE-në dhe Rusinë. ?Fitorja ime është e qartë si kristali. Për mua është e rëndësishme që zgjedhjet treguan se një shumicë e madhe e qytetarëve serbë mbështetën vijimësinë e rrugës europiane, por edhe mbajtjen e marrëdhënieve të ngushta më Kinën dhe Rusinë?. Si për të treguar rëndësinë e këtyre raporteve, Vuçiç falenderoi kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin Putin me të cilët u takua edhe gjatë fushatës presidenciale. Vuçiç do ta marrë detyrën në muajin maj, ndërsa pritet të caktojë një aleat të tij besnik si kryeministër . Presidenti në Serbi, nuk ka pushtet ekzekutiv, por ekspertët thonë se Vuçiç do të vijojë të ketë ndikim në skenën politike, duke ruajtur kontrollin mbi partinë e tij.