Projekti "TAP", zyrtarisht fitues - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Projekti Trans Adriatik për transportimin e gazit të Azerbajxhanit në Europë, që kalon përmes Shqipërisë, është konfirmuar zyrtarisht si fitues nga konsorciumi "Shah Deniz II". Njoftimi u bë sot në një konferencë për mediat në kryeqytetin azer, Baku, nga përfaqësuesi i këtij konsorciumi, Gordon Birëll. "Në dy vitet e fundit, ne kemi marrë në konsideratë opsione të ndryshme linjash gazsjellësi dhe kemi bërë zgjedhjen e duhur. Gjatë këtyre dy viteve, ne kemi parë aspekte të ndryshme, përfshirë ato teknike, financiare dhe të sigurisë, ashtu siç edhe mundësinë për zgjerim. Me besim të madh, ne nisim të veprimin për zbatimin e Korridorit të Jugut të Gazit." Të kontaktuar nga "Vizion Plus", përfaqësuesit e "TAP" në Shqipëri konfirmuan faktin se tashme vendimi i "Shah Deniz II" është zyrtar. Ndërsa drejtori menaxhues i Projektit "TAP", zoti Kjetil Tungland, përmes një komunikate, vlerësoi vendimin e sotëm. "Jam shumë i lumtur se përzgjedhja për të transportuar gazin e Shah Deniz II në Evropë ka qenë në favor të gazsjellësit TAP. Ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm për hapjen e Korridorit Jugor të Gazit dhe, ndërsa ne shohim përpara, Korridori Jugor i Gazit do të luajë një rol të madh në sigurinë e energjisë për Evropën dhe në sigurimin e diversifikimit të furnizimit me gaz për tregjet e Evropës perëndimore dhe juglindore." Projekti "TAP", tubacionet e te cilit do te kalojnë edhe ne Shqipëri, eshte nje nga gazsjellësit me te mëdhenj ne bote. Sipas te dhenave te "TAP", ai do te kete një gjatësi rreth 870 kilometra, nga të cilat, 204 kalojnë përmes vendit tonë. "TAP", ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian, në afërsi të kufirit greko-turk, vijon ne territorin grek, mandej përmes jugut të Shqipërisë, deri në detin Adriatik, dhe që andej, në Itali e Europë. Kapaciteti fillestar i këtij gazsjellësi do të jetë rreth 10 miliardë metër kub gaz natyror në vit, me opsionin e zgjerimit deri në 20 miliardë metër kub. Kostoja totale e ndërtimit do të jetë 1.5 miliardë Euro. Projekti "TAP" pritet të sjellë shume investime në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të punës. Veç kësaj, sipas ekspertëve, ai do të zhvillojë edhe më shumë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, si dy prej vendeve që së bashku me Italinë, kanë lobuar më shumë për përzgjedhjen e këtij projekti.

Share This Video


Download

  
Report form