http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kthimet masive te azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova nuk do te ndalen. Ne nje njoftim te saj ambasada gjermane ne Tirane paralajmëron se riatdhesimet do te vazhdojnë përgjatë muajit gusht dhe shtator. Ne 11 data sipas një grafiku te përcaktuar, ne kuadër te aksionit te ndërmarre nga institucionet gjermane per kthimin e përshpejtuar te azilkërkuesve, pritet qe ne atdhe te mbërrijnë rreth 770 emigrante shqiptare. Transporti i tyre do te kryhet nga polica e landeve federale me avionë charter. Sipas selisë diplomatike gjermane, pjese e te riatdhesuarve ne ditët ne vazhdim do te jene edhe rreth 490 kosovare, 70 azilkërkues nga Maqedonia dhe 70 nga Serbia. E ndërsa riatdhesimet vazhdojnë, Gjermania pritet te përballet me një rritje dramatike te numrit te azilkërkuesve. Mediat thonë se qeveria ka korrigjuar parashikimin per ketë vit dhe nga 450 mije refugjate qe priteshin, kjo shifër do te shkoje deri ne 750 mije. Te dhënat e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët do t?i paraqesë të mërkurën ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere. Autoritetet lokale kane kërkuar përfshirje me te madhe te qeverise federale ne këtë çështje, duke tërhequr vëmendjen se ajo po sillet si vëzhguese. Shqetësim mbetet strehimi per azilkërkuesit nga Ballkani, qe nuk kane perspektive qëndrimi.