Gjermania drejt koalicionit të madh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania mund të vazhdoje te qeveriset nga koalicioni i madh i përbëre nga Unioni CDU CSU dhe socialdemokratet SPD.



Kjo pasi kryesia e Partisë Socialdemokrate gjermane, pas 8 orësh u shpreh e hapur për bisedime me Angela Merkel, me qëllim nxjerrjen e vendit nga Kriza Politike.




Kjo edhe pse Kryetari Martin Schulz, gjatë fushatës e ka refuzuar kategorikisht çdo lloj ideje për të hyrë në koalicion me partinë e Merkel, por edhe pas humbjes së zgjedhjeve nuk la asnjë mundësi për koalicion me ish-partneren e tij në qeverisje. Duket se Shulz nuk ka me zgjidhje veç te pranoje bisedimet i detyruar nga presioni i madh brenda forcës se tij politike qe ka ne themel te saj gatishmërinë per t?i shërbyer vendit.



Refuzimi i Shulc pas zgjedhjeve shtyu kancelaren gjermane të niste bisedimet me partitë e vogla. Por, Liberal demokratet e FDP u tërhoqën papritur nga bisedimet, pasi sipas kësaj partie nuk kishin arritur të binin dakord për çështjen e refugjatëve, por siç u mor vesh me vone ishte ambicia e liderit te saj Lindner per te rrezuar kancelaren Merkel qe prishi negociatat.



Pas dështimit të bisedimeve Agnela Merkel, u shpreh se zgjidhja e vetme ishte që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.



Por duket se drejtuesit e Socialdemokratëve kanë vendosur që të japin një sinjal pozitiv, në emër të interesave të vendit nisur edhe nga pozita negociatore e ish kryetarit te tyre Frank Valter Shtajnmajer qe sot është president i vendit dhe bisedoi gjate me Martin Shulc gjate orëve te fundt. Pritet qe ne orët e ardhshme palët te ulen ne tryezën e bisedimeve dhe te fillojnë te gjejne gjuhen e përbashkët per te vijuar qeverisjen e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form