http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes 11 viktimave të konfirmuar deri më tani mes pasagjerëve të Norman Atlantic, mësohet të jetë edhe një minorene me origjine nga Shqiperia. Mediat italiane te cilat i referohen prokurorise se Barit konfirmuan se trupi i pajete i 15 vjecares Sherifi u gjet mes viktimave te identifikuara nga ekspertet e mjeksise ligjore te Barit. Autoritet italiane deklaruan se deri tani eshte arritur te identifikohen 9 viktimat e gjetura ne tragetin ?Norman Atlantic? i cili ndodhet i ankoruan ne portin e Brindizit ne pritje te kryerjes se ekspertizes nga hetuesit. Burime prane Ministrise se Jashtme te kontaktuar nga Vizion Plus sqarojne se ne listen e personave me pasaporte shqiptare, si dhe ne listen e personave me dyshtetesi nuk rezulton asnje person me kete emer. Se dyti nga numri i kontaktit i vendosur nga Ministria e Jashtme qe qytetaret te interesohen per te afermit e tyre nuk rezulton serish asnje informacion ne lidhje me kete emer. Ligjerisht Gjermania e ka te ndaluar mbajtjen e dy shtetesise, kjo eshte edhe aryeja pse e mitura Rasha Sherifi nuk rezulton ne listen e pasagjereve me nenshtetesi shqiptare. Trageti Norman Atlantik i nisur nga Greqia ne drejtim te Italise u perfshi nga flaket mengjesin e 28 dhjetorit ne afersi te Korfuzit. Autoritetet italine deklaruan se u arrit te shpetohen 477 pasagjere por ende mbetet mister fati i 22 personave te cilet mungojne ne listen udhetareve qe ndodheshin ne bord ne momentin e renies se zjarrit.