Riatdhesimi i viktimave shqiptare të dhunës, i gabuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gazeta britanike ?The Guardian?, ne një shkrim investigativ raporton se qindra azilkërkues nga Shqipëria, me se shumti persona te komunitetit LGBT, viktima te trafikut dhe te dhunës ne familje, janë depërtuar gabimisht nga autoritetet britanike. Ne nje vendim te vitit 2011, Gjykata e Apelit vendos se Gjykatat dhe Ministria e Brendshme nuk mund te bazoheshin me per vendimet e riatdhesimit te dokumentet e paraqitura nga ekspertet, pasi ato nuk ishin te bazuara.Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe Gjykatat kane vazhduar te bazohen mbi keto fakte te vendimet e riatdhesimeve. E gjitha doli ne drite, per shkak te rastit me te fundit te nje 21-vjecari gay shqiptar, i cili pas vendimit te Gjykatës se Shkalles se pare kundër tij, e dërgoi çështjen ne apel dhe avokatet e tij prezantuan aty urdhrin e apelit te vitit 2011 ne lidhje me provat dhe faktet e pasakta te përpiluara nga ekspertet e pajtuar nga Gjykate e Shkalles se Pare dhe Ministria e Brendshme.Ngjarja ka nxjerre ne drite nje veprim te paprecedent te autoriteteve shtetërore britanike qe nuk kane zbatuar kështu de fakto nje vendim te formës se prere nga Gjykata e Apelit, gjithçka ne dem te shtetasve shqiptare tashme te riatdhesuar.

Share This Video


Download

  
Report form