http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Situata në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh tashmë, si pasojë e protestave dhe akteve të dhunës, ka detyruar sërish Brukselin zyrtar të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje e dialog.Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç kërkoi nga palët të diskutojnë problemet në tryezën e bisedimeve.Maja Koçijançiç:?Ne rikonfirmojme se e drejta e qytetareve për tu bere pjese e protestave paqësore është themelore dhe kusht i demokracisë prandaj e respektojmë çdo përpjekje ne këtë kontekst, por ne jemi kritike dhe dënojmë çdo retorike, thirrje apo akt dhune. Ashtu sikurse kemi shpjeguar me detaje ne progres-raportin e dorëzuar vetëm një jave me pare, ritheksoj se palet duhet te ulen ne dialog dhe te shkojnë drejt një zgjidhjeje efektive për të ardhmen e venit të tyre.?Ndërsa zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud e pyetur për rikthimin e vizave të kërkuar nga Holanda, tha se kjo është një çështje që do të marrë kohë.Natasha Bertaud:?Sa i takon procedurës, në vijim ne do të informojmë këshillin dhe Parlamentin Europian dhe do të duhet të paktën një muaj derisa të analizohet cdo detaj në varësi të kritereve që i korrespondojnë kësaj çështjeje, e cila në dijeninë time është e para e këtij lloji deri më tani.?Apeli i Brukselit vjen në kohën kur në Shqipëri fushata ka nisur e kur PD ka paralajmëruar se nuk do të lejojë votime ne 30 qershor pa opozitën.