Numri dy i qeverisë serbe Alenksandër Vuçiç ka mbërritur në Leposaviç, aty ku gjatë pasdites mban një takim me krerët e komunave serbe në veri, për t'i bindur këta të fundit të pranojnë paktin e nënshkruar në Bruksel me qeverinë e Kosovës. Eskorta e Vuçiç ka kaluar në pikën kufitare të Jarinjës në orën 10:00 të mëngjesit dhe prej andej vijoi rrugën për Leposaviç. Përgjatë gjithë kësaj rruge janë parë masa të rrepta sigurie nga ana e trupave të KFOR-it. Në territorin e kësaj komune, përgjatë magjistrales, ishin vendosur postera me mbishkrimin "Vuçiç, mirësevjen në Kosovë". Para kësaj vizite Vuçiç tha për mediat serbe se udhëton në veri në përpjekje për t'i shpjeguar qytetarëve atje se pakti është edhe në dobi të tyre.
Number two Serbian government Alenksandër Vucic has arrived in Leposavic, where the afternoon holds a meeting with heads of Serb municipalities in the north, to persuade the latter to accept the pact signed in Brussels by the Kosovo government. Vucic escort has passed the point of Jarinje border at 10:00 am and from there continued on to Leposavic. Throughout this road before tight security by KFOR troops. In this municipality, along the road, were placed posters with the inscription "Vucic, Welcome to Kosovo". Before this visit Vucic told Serbian media that travels north to try to explain people there that the pact is to their benefit.