http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksandër Vuçiç do te jete kandidati i partisë serbe ne pushtet SNS ne zgjedhjet presidenciale te prillit te Serbisë. Vendimi është marre ne mbledhjen e kryesisë se partisë dhe është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm Stefanoviç, i cili foli per gazetaret pas takimit. Vuçiç, kryetar i Partisë Progresiste Serbe dhe Kryeministër i vendit, nuk komentoi se kush do te behet pasardhës i tij ne drejtimin e ekzekutivit. Me herët, presidenti aktual Nikoliç kishte deklaruar se nese Vuçiç do te hidhte kandidaturën me shume mundësi ai do ta fitonte garën. ?Sigurisht qe Vuçiç mund te fitoje, madje shume me lehte sesa une. Por edhe unë mund te fitoj,? kishte komentuar Nikoliç. I pyetur se cilin kandidat do te mbështesin nacionalistet serbe, Nikoliç tha se partia ishte e ndare, pasi disa mbështesin Vuçiç dhe disa te tjerë ate. Zgjedhjet presidenciale ne Serbi mbahen ne 9 prill.