Vuçiç: Jahjaga po cenon paktin e Brukselit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi zyrtar reagon ashpër ndaj vendimit të presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga, e cila do të kërkojë opinionin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paktin e nënshkruar në Bruksel sa i takon bashkësisë së komunave serbe, aq shume te kundershtuar nga opozita ne Kosove. Duke folur nga Moska, pas një takimi që mbajti me presidentin rus Vladimir Putin, kryeministri serb Vuciç tha se është në pritje të qëndrimit të Brukselit, ndërsa paralajmëroi se do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, për marrëveshje të tjerë me Prishtinën.?Marrëveshja e Brukselit konsiston në 15 pika dhe gjashtë pikat e para, rreth 40 % e paktit ka të bëjë me bashkësinë e komunave serbe. Kjo është ajo që ne kemi përkuar për të ruajtur njerëzit tanë në Kosove. Pas negociatave të vështira ne kemi nënshkruar marrëveshjen, e cila do të dërgohet në kushtetuese nga presidentja Jahjaga. Këtu hapen një sërë çështjesh që ne menduam se i kishim mbyllur dhe jemi ne pritje te reagimit te Brukselit. Nëse një gjë e tillë ndodh ne do të përgjigjemi në kohën e duhur për çështje që kanë rëndësi strategjike për Serbinë?.Gjate takimit me kreun e Kremlinit, Vuciç i kërkoi presidentit Putin lobimin e diplomacisë ruse kundër pranimit te Kosovës gjate votimit ne Asamblenë e Përgjithshme ne UNESCO.

Share This Video


Download

  
Report form