http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë më parë u shënua përvjetori i parë i nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Një vit pas firmosjes së paktit mes dy kryeministrave, Thaçi dhe Daçiç, qeveria e Kosovës e cilëson sukses atë marrëveshje. Sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri, integrimi i katër komunave veriore, shuarja e strukturave paralele, funksionalizimi i doganave dhe heqja e barrikadave janë disa nga pikat e marrëveshjes së 19 prillit që janë përmbushur deri më sot. Në një intervistë për mediat vendase, Tahiri thekson se në 12 muaj, dokumenti ka arritur në shumë plane që t'i integrojë serbët e veriut dhe ta largojë përfundimisht ndikimin e Beogradit mbi këtë pjesë të qytetarëve të Kosovës.