Vuçiç: Rishqyrtim marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe në veri të Serbisë, do të rishqyrtohet sërish në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses për politikë të jashtme Federika Mongerini. Deklarata është bërë nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, i cili pranoi për mediat në vend se ky pakt do të jetë sërish në tryezën e bisedimeve në takimin e radhës që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm. Vuçiç, nuk bëri komente mbi këtë çështje, por shtoi se ?Për Kosovën dhe Metohinë, nuk do të ketë zgjidhje të lehta?. Kreu i qeverisë në Beograd theksoi gjithashtu se ai është gjithnjë i gatshëm për dialog, por tha se nuk do të lejojë askënd të ofendojë Serbinë. Marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe do të diskutohet serish në Bruksel, pas argumentimit ligjor të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, se ky pakt ka disa mopspëputhje me ligjin themeltar të shtetit. Megjithatë në interpretimin e saj Gjykata, nuk ndalon zbatimin e këtij pakti.

Share This Video


Download

  
Report form