Vuçiç: Kosova, peng i marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se mundësitë për të arritur një marrëveshje me Kosovën  janë shumë më të pakta sesa kanë qenë më parë, duke shtuar se Prishtina nuk do ta vazhdojë dialogun derisa të përfundojë mandati i administratës aktuale evropiane.Vucic është pesimist edhe për heqjen e taksës; një çështje që sipas tij mund të zgjidhet me ndërhyrjen e Unionit, por që në fakt Brukseli nuk dëshiron ta bëjë.Pa një marrëveshje me Beogradin, Prishtina nuk mund të bëjë asnjëherë asgjë.  Çdo mundësi për të folur do të përdoret për të dërguar një mesazh të mirë për popullin shqiptar, sepse ne kemi nevojë për paqe me ta, gjëja më e rëndësishme është ruajtja e një paqeje afatgjate, e cila nuk është pa zgjidhje.Vucic përgënjeshtroi zërat se ekziston një plan prej 17 pikash për ndryshimin e kufijve me Kosovën, duke nënvizuar se askush nuk e dëshiron një marrëveshje bazuar në modelin e dy Gjermanive. Ai ndërkohë i quajti të gabuara bombardimet e NATO-s 20 vjet më parë.Ishte një agresion që ishte krejtësisht i gabuar, ishte një krim që e ktheu prapa rajonin. Nuk mund të pajtohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se agresioni i NATO-s nuk ishte drejtuar kundër popullit.Sipas kreut të shtetit serb, arritja e një marrëveshje përfundimtare me Kosovën ne 5 apo 10 vitet e ardhshme, do të ishte sukses.

Share This Video


Download

  
Report form