http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak orë pasi qeveria miratoi projektligjin për ndryshimin drafti ka mbërritur në parlament. Nga VMRO-DPMNE ende nuk ka një vendim, ndërsa mazhoranca nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për votimin e projektligjit.Kryeministri Zoran Zaev, përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje deputetëve te votojnë pro duke thene se është detyrë historike e ligjvënësve per ti hapur Maqedonisë rrugën e integrimit.?Të gjithë deputetët kanë obligim historik para qytetarëve që të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së? u shpreh Zaev.Nëse projektligji për ndryshimet kushtetuese në bazë të Marrëveshjes së Prespës nuk arrin 2 të 3 e votave në parlament, atëherë vendi do të shkojë ne zgjedhje. Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse do të ketë deputetë të opozitës që do të mbështesin këto ndryshime.Por çfarë përfshin projektligji për ndryshimet kushtetuese?Në bazë të marrëveshjes së Prespës, Maqedonia do të njihet si ?Republika e Maqedonisë Veriore?. Ndryshime do të ketë edhe preambula. Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është shtuar ?territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm?.