Reagime pas marrëveshjes, Mustafa: Pacollit iu bë presion nga Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja mes AKR-së dhe PAN-t për t?i dhënë fund ngërçit dhe për t?i hapur rruge formimimit te qeverisë së re, ka sjelle reagimin e ashpër të kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe te Albin Kurtit. Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, Mustafa është shprehur se Pacolli u shkëput nga koalicioni parazgjedhor për shkak të presionit nga Haradinaj.

?Presioni i përditshëm mbi z. Pacolli bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli. Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e ?Listës Rugova? dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja?.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehet se konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë ka mbetur në duart e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

?Pas marrëveshjes, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiçit. Shteti nuk është karrige. Shteti ka karrige. Por, ka edhe karrige pa shtet, karrige në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit. 26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri?.

Tashmë duket se Kosova do të ketë qeverinë e re te dale nga zgjedhjet e 11 qershorit. AKR-së do ti takojë posti I zëvendës kryeministrit dhe 5 ministri. PDK-ja e Kadri Veselit do të ketë një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri. Ndërsa AAK, kryeministrin dhe tre poste ministrore.

Share This Video


Download

  
Report form