BE, shqetësim për projektet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

Drejtori i Zyrës për Zgjerimin për Ballkanin perëndimor Pier Mirel tha se pala shqiptare ka shfaqur mangësi gjate zbatimit te projekteve te financuara nga Komisioni Europian.
"Ka një numër të madh projektesh që nuk po ecin siç duhet, dhe kam ndjesinë që nuk po bëhen përpjekjet e duhura kryesisht nga bashkitë e mëdha. P.sh projektet për impiantet e trajtimit të ujërave. Është e rëndësishme që qytetarët të kenë sistemin më të mirë në bashkitë e tyre. Kemi investuar rreth 50 milion euro në Durrës, Korçë apo vende të ndryshme. Disa projekte nuk kanë ecur sepse ndoshta bashkitë mund të kenë harruar të paguajnë energjinë. Ndërsa shkolla profesionale që kemi ndërtuar nuk ka sistem ngrohjeje." -- tha Z. Mirel. Në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit për projektet e financuara nga Komisioni Europian, zyrtari i larte i BE-së renditi elementet e rendesishem ne procesin e integrimit. "Ka dy grupe çështjesh që krijojnë vështirësisë për aderimin, kriteret politike, liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe çështjet dypalëshe." Ndërsa ministrja e Integrimit europian Majlinda Bregu deklaroi se qeveria është e angazhuar ne procesin e përafrimit me BE, por beri përgjegjëse opozitën për mungese vullneti politik. "Që prej fillimit të mandatit në 2005 dhe pas MSA në 2006, BE dhe KE ka gjetur te qeveria shqiptare një partner të besueshëm. Nëse ne sot do kishim statusin e vendit kandidat, do kishim mundësi të përfitonim më tepër fonde IBA-S se në stadin aktual." Ky është takimi i 6 i komiteti te monitorimit për këto fonde. Nga viti 2007, BE ka ofruar rreth 600 milionë euro të investuara në infrastrukturë, drejtësi, zhvillimin rural dhe kulturor.

Share This Video


Download

  
Report form