Statusi, çfarë përfitojmë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Dhënia e statusit te kushtëzuar te vendit kandidat nga Bashkimi Europian do te sjelle një ndihme me te madhe financiare për Shqipërinë nga unioni.
Ekspertet pohojnë se vendi pritet te përfitoje nje sere fondesh nga BE, te cilat kane pesuar rritje qe pas anëshkrimit te MSA. Duke ju referuar te dhenave nga Lëvizja Evropiane per Integrim, gjate 2012 Shqipëria ka përfituar rreh 100 mln euro, financim per ndërtim te strukturave si dhe bashkëpunimin ndërkufitar, fonde keto te cilat parashikohet te dyfishohen. Por sipas eksperteve, Shqipëria mbetet deficitare ne thithjen e këtyre fondeve. Per shkak te procedurave burokratike, dhe institucioneve jo te besueshme nje sere financimesh vonojnë te disbursohen. Por, qe qytetaret shqiptare te përfitojnë nga këto investime, e nevojshme është qe administrata shqiptare te ketë strukturat e duhura per te thithur fondet. Ngritja e këtyre strukturave mbetet nje domosdoshmëri, pasi rasti i Maqedonisë tregon se ky shtet 4 vjet pas marrjes se statusit te vendit kandidat nuk përfitoi ndihma nga Bashkimi Europian, pasi nuk kishe institucione te afta për te menaxhuar dhe disbursuar këto fonde.

Giving conditional status of candidate country of the European Union will bring greater financial assistance to Albania by the union.
Experts say the country is expected to benefit from a number of EU funds, which have increased that after SAA anëshkrimit. Referring to data from the European Movement for Integration, during 2012 Albania has received 100 million euro beats, funding for the construction of structures and cross-border cooperation, these funds which is expected to double. But according to experts, Albania remains deficient in the absorption of these funds. Due to bureaucratic procedures, and no reliable institutions a number of funding delay disbursed. But Albanian citizens to benefit from these investments needed is that the Albanian administration have appropriate structures to absorb funds. The establishment of these structures remains a necessity, as in the case of Macedonia shows that this country 4 years after receiving the candidate status received no aid from the European Union, because you did not have institutions capable to manage and disburse these funds.

Share This Video


Download

  
Report form