http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e statusit kandidat nënkupton një sërë detyrash për Shqipërinë. Komisioni Europian, në komunikatën zyrtare pas vendimit këshillon që të vijohet me një punë të madhe në pesë prioritete kyçe që janë: reforma në drejtësi dhe reforma administrative, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, përmbushja e të drejtave themelore të njeriut, si dhe një dialog politik i qëndrueshëm e konstruktiv, të cilat janë thelbësore për konsolidimin dhe vijimin e reformave. KE thekson se statusi kandidat nuk do te thotë nisje e menjëhershme e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, por siç nënvizohet, është një hap i ndarë në procesin e integrimit në BE dhe që kërkon përparim të mëtejshëm në prioritetet kyçe. Në njoftimin e KE-së theksohet se marrja e statusit kandidat është një hap i qartë përpara në marrëdhëniet mes BE-së dhe Shqipërisë dhe reflekton përparimin që ka bërë vendi ynë në fushën e integrimit dhe në zbatimin e reformave të nevojshme. Vendimi i sotëm, nënvizon KE, tregon angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Europian në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin. Megjithatë, Parë nga këndvështrimi ekonomik, komisioni shpjegon se statusi kandidat do të nxisë investimet e huaja dhe si rezultat do të kemi më shumë vende pune.