Strategjia e zgjerimit, Von Der Leyen: Tirana beri detyrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Per Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tani eshte momenti i rëndësishëm per te vendosur mbi metodologjinë e zgjerimit me qellim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas zyrtares se larte dokumenti i ri pa kushte shtesë duhet miratohet brenda pak javëve përpara samitit të Zagrebit në maj. Von Der Lajen përsërit se Tirana dhe Shkupi i kane bere detyrat ndaj nuk mund tu vendoset asnje pengese.Eshte shume i rendesishem ky moment perpara samitit te Zagrebit nese duam qe ai samit te jete i suksesshëm ne duhet te bejme detyrat tona te shtëpisë tani. Prandaj ne do te caktojmë metodologjinë tone per pak jave, por me e rendesishma eshte tu japim miqve tane ne Ballkanin Perëndimor nje perspektive per te nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata i kane bere detyrat e tyre te shtëpisë ndaj eshte momenti tu japim nje perspektive te qarte.Edhe Kryeministri i Kroacisë Adrej Plenkovic vendi i te cilit mban presidencën e radhës te Bashkimit Europian e beri te qarte se do te punoje per te bindur skeptiket ne radhët e unionit.Ne nuk fshehim se dëshirojmë mbeshtetjen e vendeve anëtare per hapjen e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raporti i komisionit per te përmirësuar metodologjinë do te jete i rendesishem per besueshmërinë e politikave te zgjerimit. Eshte e rëndësishme te respektojmë kriteret politike dhe progresin individual te çdo vendi kandidat bazuar ne rezultatet e tyre.Ne vjeshtën e vitit te kaluar Franca vendosi veton duke bllokuar negociatat per Tiranën dhe Shkupin. Macron e argumentoi qëndrimin e tij me faktin se be duhet te reformoje veten përpara se te vendose te hape dyret per vendet e Ballkanit Perendimor.

Share This Video


Download

  
Report form