Fyle: 5 detyrat e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle ka mbërritur në Tiranë, pak kohë para se Komisioni Europian t'i rekomandojë vendeve anëtare ne Këshillin e Europes, dhënien e statusit kandidat në muajin Dhjetor. Vizitën e parë në orën 15:00, teksa opozita protestonte, Fyle e ka zhvilluar me presidentin Bujar Nishani dhe pas përfundimit të protestës, e ka vijuar me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit që zgjati 20 minuta mbi parashikimet e axhendes së tij, Fyle tha qartë se 5 prioritetet e vëna si kushte nga BE duhen përmbushur duke theksuar se dialogu me opozitën duhet të jetë konstruktiv për reformat dhe luftën kundër korrupsionit. "Natyrisht që përveç rekomandimit pozitiv për dhënien e statusit të vendit kandidat, komisioni ka theksuar dhe 5 prioritetet kyçe te cilat duhen ende punë për t'u përmbushur. Kjo sa i përket vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për trajtimin e këtyre sfidave si lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Dialogu konstruktiv mes qeverise dhe opozitës, do te ndihmoje Shqipërinë ne këtë proces"- ka thene Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle. Kryeministri Edi Rama, tha se integrimi është një proces që shkon përtej partive duke mirëpritur një bashkëpunim me opozitën që vendi të marrë përgjigje pozitive ne muajin dhjetor. Axhenda e Komisionerit, ka vijuar me kryetarin e kuvendit, Ilir Meta, dhe me pas me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form