Thaçi: Statusi, inkurajon dhe Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, është një inkurajim për Kosovën që të vijojë në proceset integruese. Kështu e ka komentuar kreu i qeverisë në Prishtinë Hashim Thaçi vendimin e ministrave të Jashtëm në këshillin e punëve të përgjithshme të mbajtur në Luksemburg. Thaçi tha se Kosova mbetet e angazhuar për të përmbushur të gjitha kërkesat e Brukselit zyrtar. Duke folur për situatën paszgjedhore në Prishtinë, Thaçi tha se PDK-ja do të nisë konsultimet për formimin e qeverise pas përfundimit të numërimit dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë në mesnatë pritet që në qendrën e numërimit dhe rezultateve në Kosovë të përfundojë rinumërimi i 439 kutive të votimit. Ndërsa rezultatet përfundimtare te zgjedhjeve te 8 qershorit ne Kosovë, pritet të shpallen ditën e enjte ose të premte.

Share This Video


Download

  
Report form