Te tjerë libra te rinj - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ajo është vajza e dramaturgut te njohur Arthur Miller dhe bashkëshortja e aktorit te roleve, Daniel Day Lewis. Por, Rebecca Miller, ka krijuar tashme prej vitesh një emër te vetin si shkrimtare dhe skenariste e mjaft pelikulave prestigjioze hollivudiane. Prezantimi i saj i pare ne shqip vjen me një prej romaneve me te suksesshëm, i shndërruar gjithashtu ne film gati dy vjet me pare. "Jetët e pa rrëfyera te Pipa Lise" është historia e një gruaje ne te 50-tat e saj, e cila edhe pse ka një jete te qete ne dukje, kthen kokën prapa për te rrëfyer pikërisht jetën e saj problematike. Një figure e shume diskutuar, e anatemuar gjate periudhës komuniste dhe ende pak e njohur, mbetet ajo e Mustafa Krujes. Ish-kryeministri i Shqipërisë gjate periudhës se pushtimit Italian si dhe nënshkruesi i deklaratës se pavarësisë, është sjelle përmes këtij botimi, i cili përmban disa nga letrat origjinale, qe Kruja shkëmbente me dy familje te tjera te njohura e te pasura te kohës, si Gjokmarkaj dhe Nekaj. Nen titullin "Kuvend Letrar me Miqte", libri hedh drite mbi personazhe dhe raporte te kohës. Pas "Rrëfenjave me Ndërkombëtare", shkrimtari dhe skenaristi Ylljet Alicka kthehet për lexuesin me romanin e tij me te ri, "Valsi i Lumturisë". Edhe këtë here, nen stilin ironik, te ndjeshëm e sarkastik, Alicka rrëfen një histori qe merr spunto nga një ngjarje reale, por siç thotë autori ne nisje vazhdimi është një trill letrar. Mes botimeve te reja te javës, vjen edhe autori Italian Niccolo Ammaniti. "Unë nuk kam frike", i publikuar për here te pare ne vitin 2001, është shndërruar ne një roman klasik për lexuesin Italian, si një guide letrare për te njohur vetveten. Ne gjininë e librave studimore vjen i përkthyer francezi Andre Bazin me botimin e tij te vitit 1958, "Ç'është Kinemaja". Ndërsa ne gjininë e romancave shqipërohet një tjetër libër i autores amerikane Emily Giffin "Duaj atë me te cilin je"

Share This Video


Download

  
Report form