http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nen hotelin ?Rigopiano? te goditur nga orteku tre dite me pare ka ende shenja jete. Trupat e shpëtimit dhe zjarrfikësit vazhdojnë kërkimet per te nxjerre persona qe ndodhen ende te bllokuar, ndërsa dëgjohen zëra nga rrënojat. Numri i te mbijetuarve deri tani ka arritur ne 11, ndërsa shifra e viktimave u rrit ne pese, pas zbulimit te nje trupi te pajete mëngjesin e kësaj te shtune.
4 prej te shpëtuarve jane fëmijë. 19 persona te tjerë rezultojnë ende te zhdukur. Nje grup prej te shpëtuarve treguan se ishin strehuar nen nje pjese te rrezuar te çatise, ku kishin mundur te ndiznin zjarr për te qëndruar ngrohte. Operacioni i kërkimit eshte i vështirë per shkak te trashësisë se dëborës. Se bashku me ankthin per fatin e te zhdukurve, skuadrat e shpëtimit jane te shqetësuara pasi ne zonen ku ndodhet hoteli ne Pescara mund te bien ortekë te tjerë.