Vetëm pak dite përpara nisjes se edicionit te 14 te Panairit te Librit ne Tirane dy prej botuesve kryesore ne vend janë përfshirë ne një debat qe mund te sjelle mungesën e njërit prej tyre ne këtë aktivitet.
Arlinda Dudaj, shpjegon për "Vizion Plus", se shtëpia e saj botuese nuk ka ende stendën e saj dhe e gjithë kjo vjen pas lajmit për publikimin e librit "Kurbani" te Edi Rames. Por kryetari i shoqatës se botuesve, Petrit Ymeri, si organizator tradicional i eventit, i mohon akuzat e përsëritura te Dudajt, duke sqaruar se situata e krijuar nuk ka arsye politike. Mungesa e shtëpisë botuese Dudaj ne panair, sipas tij, lidhet me mos plotësimin ne kohe te procedurave. Gjate muajit shtator, shoqëria e librit shqip, me kryetar Ardian Klosin dhe sekretare Arlinda Dudajn, akuzuan kryetarin e shoqatës se botuesve Petrit Ymeri, për rritje te padrejte te çmimit te stendave ne panair.